U.D Ministër Ferat Shala vizitoi Komunën e Klinës

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, z. Enver Berisha dhe Drejtori për Urbanizëm, z. Baki Gashi,  e kanë pritur për një vizitë Ushtruesin e Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala, të shoqëruar nga  këshilltari i tij Ismet Krasniqi.

Gjatë këtij takim kryetari  Bashota e ka falënderuar z. Shala për vizitë,  si dhe e ka  njoftuar për zhvillimet në Komunën e Klinës, përkatësisht rreth infrastrukturës zhvillimore në sektorin e mjedisit.

U.D  Ministër  Shala tha se:  Jam në Komunën e Klinës, që të shoh për së afërmi dhe të bisedoj rreth zhvillimeve në mjedis. Ne si ministri,  do të bashkëpunojmë rreth projekteve për mjedis dhe të shohim mundësit rreth investimeve edhe në Komunën e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …