Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga politika e ndërhyrjeve të drejtpërdrejta dhe ndërtimit të shteteve në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar tashmë te stabiliteti rajonal, partneritetet strategjike dhe interesat ekonomike. Kjo thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit Amerikan. Në raport theksohet se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën përmes misionit të NATO-s, KFOR, si dhe transformimit të FSK-së në një forcë profesionale dhe multietnike. Po ashtu, Washingtoni do të vazhdojë të inkurajojë dialogun Kosovë–Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme. Dokumenti nënvizon se prioritetet amerikane në rajon mbeten luftimi i ndikimit rus dhe kinez, forcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet në energji dhe siguri, si dhe ruajtja e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
