Gjykata e Lartë i jep të drejtë Behgjet Pacollit – zhbllokohet aeroporti i Vlorës pas muajsh tensionesh

Një vendim i rëndësishëm i Gjykatës së Lartë ka rikthyer kontrollin administrativ të aeroportit të Vlorës tek kompania MABCO Konstrakshen S.A., në pronësi të biznesmenit Behgjet Pacolli, duke hapur rrugën për rifillimin normal të punimeve në një nga projektet më strategjike në rajon. Pas muajsh përplasjesh mes ortakëve, proceseve gjyqësore dhe bllokadave në kantier, vendimi i fundit heq pengesat ndaj MABCO-s, kompani e cila mban shumicën e aksioneve dhe barrën kryesore të investimit prej mbi 90 milionë eurosh. Projekti kishte mbetur i paralizuar që nga shtatori i vitit 2025, pas konfliktit me kompaninë 2A Group lidhur me pretendimet për kontrollin e 47% të aksioneve të aeroportit. Situata u shoqërua me tensione në terren, ndërprerje të punimeve dhe përfshirje të policisë në disa raste. Me vendimin e Gjykatës së Lartë pritet që punimet në aeroportin e Vlorës të rikthehen me ritëm të plotë, ndërsa projekti të hyjë në fazën finale për vënien në funksion të terminalit. Aeroporti i Vlorës konsiderohet një investim strategjik për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së jugut të Shqipërisë, me ndikim të drejtpërdrejtë në rivierën shqiptare dhe rritjen e numrit të turistëve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …