Ardian Gjini: Gjilani është lënë në harresë – autostrada mbeti peng i neglizhencës së pushtetit

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka deklaruar nga Gjilani se zhvillimi ekonomik dhe realizimi i projekteve madhore infrastrukturore kërkojnë vizion dhe vendimmarrje serioze nga niveli qendror. Gjatë takimeve me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve lokale, Gjini kritikoi qeverinë për mungesë të investimeve dhe vëmendjes ndaj Gjilanit, duke e cilësuar të papranueshme ngecjen e autostradës së Gjilanit. “Është fatkeqësi të shohësh një qytet me kaq shumë potencial që nuk e ka vëmendjen e nivelit qendror”, u shpreh ai. Sipas Gjinit, projekti i autostradës ishte nisur si prioritet gjatë mandatit të Ramush Haradinaj, por më pas mbeti i bllokuar dhe pa përfundim. Ai theksoi se Gjilani meriton më shumë investime strategjike, zhvillim ekonomik dhe mbështetje konkrete për bizneset dhe infrastrukturën lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …