Diskutohen pika të shumta të rendit të ditës në Komitetin për Politikë dhe Financa

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, z. Xhavit Zariqi, së bashku me drejtorët e drejtorive dhe anëtarët e KPF-së, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa.

Në këtë mbledhje u propozua që të bëhet propozim-vendimi për plotësimin e listës rezervë për emërtimin e rrugëve në Ferizaj.

Poashtu anëtarët e KPF-së jane njoftuar edhe me propozim-vendimin për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Edhe drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, paraqiti propozim-vendimin për miratimin e raportit të vlerësimit të dëmeve materiale nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, të shkaktuara nga temperaturat e ulëta dhe ngricat në fidanishtet e pemëve.

Ndërsa drejtoresha e Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Festina Sadiku, paraqiti disa propozim-vendime për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale: 57-5, 57-3, 152-1, 62-1, 63-6 dhe 63-4, Z.K. Sazli, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 350-0-0, Z.K. Sazli, pronë e Komunës së Ferizajt.

Po ashtu, u paraqit edhe propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrës kadastrale 1793-0, Z.K. Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 1794-0, Z.K. Ferizaj, pronë e Komunës së Ferizajt.

Gjithashtu, u prezantua propozim-vendimi për shpalljen e interesit të përgjithshëm të ngastrave kadastrale 615-2, 614-4 dhe 616-6, Z.K. Sojevë, pronë private, me qëllim të këmbimit me ngastrën kadastrale 611-0, Z.K. Sojevë, pronë e Komunës së Ferizajt.

Në këtë mbledhje u bë edhe propozim-vendimi për rishqyrtimin e vendimit me nr. 01.Nr.41 të datës 30.04.2025, i pezulluar sipas vendimit me nr. 01.Nr.89 të datës 30.09.2025.

Po ashtu, në mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa u bë edhe propozim-vendimi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Komunal të aksionarëve në ndërmarrjet publike N.P.L. “Ambienti” SH.A. Ferizaj, N.P.L. “Stacioni i Autobusëve” SH.A. Ferizaj, si dhe në K.R.M. “Pastërtia” SH.A. Ferizaj.

Pikë shtesë e rendit të ditës ishte pika e drejtores së financave Sebahate Ajeti-Sadiku per bartjen e të hyrave vetanake.

Mbledhja e Kuvendit të Komunës do të mbahet më 29 maj, duke filluar nga ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …