Nderohet kujtimi i Heroit Skënder Rexhepi – KOMANDANT HEKURI

Në ditëlindjen e 61-të të Heroit të Kombit, Skënder Rexhepi – Komandant Hekuri, u vizitua shtëpia-muze e tij në fshatin Mrasor, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e vendit.

Me trimërinë, përkushtimin dhe qëndresën e tij deri në frymën e fundit, Komandant Hekuri mbetet simbol i luftës çlirimtare dhe frymëzim për brezat e ardhshëm, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Komandant “Hekuri” do të kujtohet për trimërinë e paepur dhe për rezistencën e lavdishme kundër pushtuesve serbë, deri në ditën e tij të fundit, kur ra me pushkë në dorë, në një pritë armike, më 21 janar 1999, në një kodër mbi fshatin Fortesë.

Skënder Rexhepi mbetet një prej figurave më frymëzuese të luftës për liri, veproi pandërprerë në lëvizjen e fshehtë patriotike dhe luajti një rol të rëndësishëm në përgatitjen dhe organizimin e luftës çlirimtare, duke i qëndruar besnik deri në frymën e fundit idealit për liri dhe bashkim kombëtar.

Lavdi emrit dhe veprës së pavdekshme të heroit Skënder Rexhepi!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …