FC Drenica ka shënuar fitore ndaj FC Prishtinës 01 edhe në ndeshjen e dytë finale, kësaj radhe me rezultat 7-4, duke e siguruar titullin e kampionit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 4-1 për Drenicën, që ishte dominuese dhe e saktë në përfundimin e aksioneve.
Drenica e feston titullin e parë kampion në histori të klubit, pas një sezoni fantastik, duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2-0.
Ndeshja në kryeqytet u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme ku mijëra tifozë të udhëhequr nga brohoritjet e pandalshme të “Shqiponjave të Zeza” mbështetën ekipin e Drenicës drejt një triumfi historik. Të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Sami Lushtaku, drejtorë dhe zyrtarë komunalë, të cilët përjetuan nga afër emocionet e finales.
Në një ndeshje spektakolare ndaj Prishtina 01, lojtarët nga Skenderaj dominuan lojën nga fillimi deri në fund, duke dëshmuar cilësi, përkushtim dhe shpirt kampioni. Kjo paraqitje e shkëlqyer u kurorëzua me një fitore madhështore dhe me trofeun e kampionit të Superligës në Futsall me rezultat final 7:4 dhe me rezultatin e përgjithshëm 2:0 me lojë të fituara. komuna e Skenderajt uron lojtarët, stafit teknik dhe tifozët e mrekullueshëm për këtë sukses të jashtëzakonshëm që e bën krenare Drenicën. Ky është shpërblimi i shumë sezonëve të mbushur me punë, sakrificë dhe besim deri në fund.
Urime kampionë!
FC Drenica Futsall krenaria jonë.