148 vjet më parë, lindi Lidhja Shqiptare e Prizrenit, organizim politik dhe ushtarak me karakter kombëtar.
Më 10 qershor 1878, u mbajt kuvendi themelues që i dha emër Lidhjes Shqiptare, lidhje që iu dha grusht armiqve dhe luajti rol historik në rrugëtimin e kombit shqiptar. Lidhja e Prizrenit mbetet simbol i bashkimit, i qëndresës dhe i sakrificës për liri e dinjitet kombëtar. Fryma e saj vazhdon të jetojë në ndërgjegjen tonë kombëtare, duke na kujtuar që liria, identiteti dhe atdheu ruhen vetëm me përkushtim, me bashkim dhe me dashuri për kombin.
Le të mbetemi të lidhur fort pas idealit të saj, ashtu si etërit tanë, që me gjak, me sakrificë e me besë i dolën zot atdheut në kohët më të vështira, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook,, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.