Nga 11 qershori deri më 19 korrik, Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë shëndrrohet në pikëtakimin e mijëra tifozëve për të përjetuar emocionet e Kampionatit Botëror 2026.
Çdo ndeshje transmetohet live në ekran gjigant, në një atmosferë unike me aktivitete, argëtim dhe hapësira të dedikuara për familje, miq dhe dashamirë të futbollit.
Hyrja është falas për të gjithë qytetarët.
Përmes Prishtina Football Fest, sjellim në zemër të Kryeqytetit energjinë që bashkon njerëzit, komunitetet dhe pasionin për sportin.
Shihemi në shesh, ka shkruar në Facebook, kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama.