Serwer

Daniel Serwer: Pajtimi nuk mund t’u imponohet atyre që kanë përjetuar dhunën

Analisti amerikan i politikës së jashtme, Daniel Serwer, ka deklaruar se pajtimi në shoqëritë e dala nga konflikti nuk mund të ndërtohet duke injoruar përvojat e viktimave, duke theksuar se askush nuk ka të drejtë t’u kërkojë atyre që kanë përjetuar dhunë të pajtohen me detyrim. Gjatë një lidhjeje direkte me pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare “Urat e Kujtesës: Pajtim dhe Drejtësi Tranzicionale në Shoqëritë Pas Konfliktit, Diplomacia, Kujtesa dhe Interpretimi Historik”, Serwer tha se procesi i drejtësisë tranzicionale në rajon mbetet i papërfunduar dhe se kujtesa kolektive ende nuk është shndërruar në një urë që afron komunitetet. “Nuk mund të kërkohet nga ata që kanë përjetuar dhunë që të pajtohen. Mendoj se duhet të ndërtohen ura për një të ardhme më të mirë dhe jo për të kaluarën”, deklaroi Serwer. “Në Kosovë ekziston ndarje fizike. Prandaj kam një propozim: nëse Kosova do të ofronte arsim ndërkombëtar, nga çerdhja deri në universitet, fëmijët do të kishin mundësi të ndërtonin një të ardhme të përbashkët. Do të kishte sfida, por ata do ta mësonin gjuhën e njëri-tjetrit dhe do të kuptonin më mirë njëri-tjetrin”, tha ai. Sipas Serwerit, edhe pse qytetarët kanë të drejtë në kërkesat dhe qëndrimet e tyre personale, e ardhmja kërkon bashkëjetesë dhe krijimin e hapësirave të përbashkëta për gjeneratat e reja.

Kontrolloni gjithashtu

Rritje e ndjeshme e pasagjerëve në aeroportin e Tiranës

Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë po vazhdon me rritjen e madhe të numrit të …