Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së paqes ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, e cila, sipas njoftimeve, pritet të nënshkruhet të premten.
Tahiri ka vlerësuar se ky zhvillim shënon fillimin e një epoke të re të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për Lindjen e Mesme dhe Libanin, pas viteve të tëra të tensioneve dhe pasigurive në rajon.
Sipas saj, ndikimi pozitiv i kësaj marrëveshjeje pritet të reflektohet edhe në ekonominë globale. Ajo ka veçuar rihapjen e ngushticës së Hormuzit si një element me rëndësi strategjike për qarkullimin e tregtisë ndërkombëtare dhe stabilitetin e tregjeve energjetike.
Tahiri theksoi se përparimi i dialogut dhe zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve mbeten rruga më e sigurt për garantimin e sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
