Prokuroria dhe ARKEP-i zotohen për thellimin e bashkëpunimit institucional

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rahimi, për të diskutuar çështje që lidhen me koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Në takim morën pjesë edhe prokurori përgjegjës për Njësinë Ndërlidhëse të Përgjimeve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Lulzim Sulejmani, si dhe përfaqësues të tjerë të ARKEP-it.

Fokus i diskutimeve ishte zbatimi i Rregullores për bartshmërinë e numrave për përdoruesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, detyrimet që burojnë nga kjo rregullore dhe tema të tjera profesionale me interes të përbashkët për të dy institucionet.

Palët vlerësuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm institucional dhe u dakorduan për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit, me synim zbatimin efikas të përgjegjësive ligjore dhe mbrojtjen e interesit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kriza institucionale në horizont? Qëndrimet e partive mbeten të papajtueshme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka propozuar një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike mes …