Ramush Haradinaj: Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare

Basri Canolli – Shpendi, ishte luftëtar i dalluar i Ushtrisë Çlirimtare, djalë i një familjeje atdhetare, i përcaktuar qysh herët në rrugën e lirisë. Në përvjetorin e rënies së tij, në Canaj të Marecit, e përkujtuam me nderim e mirënjohje, duke rikujtuar trimërinë, guximin dhe vendosmërinë e tij për të qenë gjithmonë i pari në aksione e beteja, me betimin se nuk do ta lëshonte pushkën deri në çlirimin e vendit.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Shpendin!
Lavdi të rënëve që nuk kursyen asgjë për lirinë e atdheut

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …