Filloi vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

Në territorin e Komunës së Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve, në kuadër të masave parandaluese, kundër sëmundjes gungore të gjedheve. Procesi i vaksinimit të të gjitha gjedhëve në territorin e Malishevës, pritet të kryhet për më pak se dy javë, pasi janë angazhuar katër grupe për vaksinimin e gjedheve.

Fillimin e këtij procesi me rëndësi, për mbrojtjen e gjedhëve, e kanë inspektuar edhe drejtori i inspektoratit në Malishevë, Fadil Shala dhe shefi i inspektorëve Bardhyl Buçaj, të cilët thanë se procesi i vaksinimit ka filluar mirë dhe besojnë që deri në fund, do të shkoj gjithçka mbarë.

Vaksinimin e gjedhëve, është duke e bërë Ambulanca Veterinare në Malishevë. Deri më tani në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar dhjetë raste me sëmundjen gungore, dhe vaksinimi i gjedheve, pritet të parandaloj përhapjen e kësaj sëmundje. Vaksinimi po zhvillohet sipas orarit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …