Kryetari Selmanaj Takoi kryeministrin Mustafa

Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, takoi në Prishtinë,kryeministrin z.Isa Mustafa dhe ministrin e financave z.Avdullah Hoti, me ç’rast u diskutua për disa projekte të komunës së Deçanit! Në këtë takim kryetari Selmanaj mori mbështetje për projektin e rrugës Deçan- Plavë, zgjerimin e rrugës së qytetit prej Urës së Demës e deri te kryqi i Carrabregut(bashkëfinancim), si dhe asfaltimin e rrugës prej Manastirit kah bjeshkët e Deçanit! Të tri këto projekte do të përfshihen në buxhetin e qeverisë për vitin 2017! Po ashtu përkrahje ju dhanë edhe për disa rrugë lokale nëpër fshatra të komunës së Deçanit!

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu pret Çekun, diskutojnë për investimet në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim, ministrin në detyrë …