Kryetari Haliti priti në takim të riun vitias, Lorik Jashari dhe ekipin e tij si fitues të garës ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim të riun nga komuna jonë, Lorik Jashari, i cili së bashku me ekipin e tij është shpallur fitues në garën ndërkombëtare të inovacionit JunctionX Tirana 2026.

Gjatë takimit, Lorik Jashari e njoftoi kryetarin Haliti me suksesin e arritur në këtë garë, ku ekipi i tij, në konkurrencë me mbi 500 pjesëmarrës, zuri vendin e tretë me projektin SpaceFlow, një platformë inovative për rezervimin dhe menaxhimin e hapësirave, e zhvilluar për Piramidën e Tiranës.

Kryetari Haliti i përgëzoj ekipin për këtë arritje të jashtëzakonshme, duke vlerësuar se sukseset e të rinjve në fushën e programimit . Ai theksoi se Komuna e Vitisë do të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë të rinjtë që përfaqësojnë vendin në arenën jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare. Nga ana e tij, Lorik Jashari falënderoi kryetarin Haliti për pritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të ekipit dhe një motivim për sfidat e ardhshme, ku destinacioni i radhës është finalja në Helsinki.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Mirënjohës për miqësinë dhe partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka marr pjesë në ceremoninë solemne të …