Ish-emisari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për ta shtyrë edhe një herë shpalljen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grenell e cilësoi të pabazë procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke shprehur habinë për vonesat e vazhdueshme në marrjen e një vendimi. Ai deklaroi se Thaçi është i pafajshëm ndaj akuzave dhe pyeti se çfarë po i pengon gjyqtarët të nxjerrin një vendim, duke rikujtuar se të akuzuarit kanë kaluar gjashtë vjet në paraburgim. Gjykata speciale në Hagë ka vendosur që aktgjykimi në këtë rast të shpallet më 16 shtator 2026, pasi data është shtyrë disa herë gjatë këtij viti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
