Haki Abazi: Kosova ka mbetur pa institucione dhe pa përparim në njohjet ndërkombëtare

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se me veprimet e tij po e thellon krizën institucionale dhe po dëmton funksionimin e shtetit. Në një deklaratë publike, Abazi tha se vizita e Kurtit në Greqi, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, është tregues i qasjes së tij politike ndaj shtetësisë së vendit. Sipas tij, vendi po përballet me një bllokadë të zgjatur institucionale, ndërsa mungesa e funksionimit të plotë të Kuvendit dhe tensionet me institucionet e drejtësisë janë dëshmi e një krize të thellë politike. Abazi kritikoi gjithashtu qasjen e qeverisë ndaj sistemit të drejtësisë dhe Gjykatës Kushtetuese, duke vlerësuar se këto veprime cenojnë rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të Republikës së Kosovës. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit nuk është shënuar përparim në procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një dështim të politikës së jashtme të udhëhequr nga qeveria aktuale.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses …