Agron Qalaj: Prokuroria po i trajton me seriozitet rastet e krimeve të luftës

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka prezantuar raportin më të ri mbi trajtimin e krimeve të luftës, duke ofruar një pasqyrë të progresit të arritur dhe sfidave që vazhdojnë të shoqërojnë ndjekjen penale të këtyre rasteve. Në prezantimin e raportit morën pjesë përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve vendore, të cilët diskutuan për nevojën e forcimit të përpjekjeve për zbardhjen dhe ndëshkimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, vlerësoi se, pavarësisht përparimeve të arritura, ende nuk është bërë mjaftueshëm për t’i sjellë para drejtësisë të gjithë autorët e krimeve të luftës. Nga ana tjetër, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, theksoi se Prokuroria po i trajton me seriozitet rastet e krimeve të luftës dhe mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e tyre. Pak ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi me 12 vjet burgim Ekrem Bajroviq, pas rigjykimit, për krime lufte kundër popullsisë civile të kryera gjatë vitit 1999 në fshatrat e komunës së Istogut.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses …