Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka deklaruar se zhbllokimi i procesit të krijimit të institucioneve të reja varet nga vullneti politik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Hoxha theksoi se nevojitet një debat i hapur politik për arritjen e një marrëveshjeje që do të mundësonte konstituimin e institucioneve të reja. Ajo rikujtoi procesin e zgjedhjes së Vjosa Osmani në postin e presidentes, duke vlerësuar se Kurti atëherë kishte treguar vullnet politik për të ndërtuar një marrëveshje dhe për ta çuar përpara procesin institucional. Sipas Hoxhës, nëse ekziston i njëjti vullnet edhe tani, mund të gjendet një zgjidhje për krijimin e institucioneve të reja. “Kur dëshiroi, e bëri presidentin. Edhe sot, nëse ka dëshirë dhe vullnet politik, unë mendoj se gjendet zgjidhja”, deklaroi deputetja e PDK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
