Eva Palatova: Kosova ka nevojë urgjente për kompromis politik dhe institucione funksionale

Ushtruesja e detyrës së shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, u ka bërë thirrje forcave politike që të tregojnë përgjegjësi, kulturë politike dhe gatishmëri për kompromis, duke theksuar se vendi ndodhet përballë një mundësie të rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit evropian. Në një opinion lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, Palatova vlerësoi se, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, prioriteti kryesor duhet të jetë krijimi i institucioneve funksionale dhe rikthimi i normalitetit institucional. Sipas saj, partia fituese mban përgjegjësi të veçantë për të zhvilluar dialog me të gjitha subjektet politike, me synim arritjen e kompromiseve që do të mundësojnë konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit, në përputhje me Kushtetutën dhe procedurat demokratike. Palatova theksoi se edhe partitë e tjera parlamentare kanë detyrimin të marrin pjesë në negociata me mirëbesim, duke kontribuar në proceset që do ta vendosin integrimin evropian në qendër të agjendës shtetërore. “Në këtë fazë, Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për kulturë politike dhe aftësi për kompromis”, theksoi Palatova, duke bërë thirrje që klasa politike të veprojë në interes të së ardhmes evropiane të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Diversifikimi energjetik është në interesin strategjik të Kosovës

Deputeti i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratave të përfaqësueses …