Aleanca refuzon takimin me Kurtin

Aleanca nuk do të zhvillojë takim me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, i cili njoftoi se partia i ka dërguar Kurtit përgjigjen zyrtare, duke publikuar edhe përmbajtjen e saj.

Gjini tha se letra është bërë publike në funksion të transparencës ndaj qytetarëve, duke theksuar se qëndrimi i Aleancës mbetet i njëjtë me atë të shpallur më 26 qershor.

“Për hir të transparencës ndaj qytetarëve, po e ndaj me ju përgjigjen zyrtare të Aleancës që sapo i është nisur kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Albin Kurti. Qëndrimi ynë mbetet ai i datës 26 qershor, i qartë, parimor dhe tërësisht publik”, ka shkruar Gjini.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera mbi përmbajtjen e letrës, por ka bërë të ditur se Aleanca vazhdon t’u qëndrojë kërkesave dhe qëndrimeve të saj të shprehura më herët.

Kontrolloni gjithashtu

Sazan Ibrahimi: Ka raste që nga viti 2022

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka ngritur shqetësimin për vonesat …