Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se tashmë janë mbledhur më shumë se 150 nënshkrime për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm të kësaj partie. Ai ka theksuar se dega nga e cila vjen ai ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe reflektim pas rezultatit të zgjedhjeve të qershorit. Duke komentuar mungesën e disa figurave të LDK-së në mbledhjen e Kryesisë, ai theksoi se “Zoti Hoti e ka thënë publikisht që nuk merr pjesë, ashtu siç e quan ai në një kryesi jostatutare. Ndërkaq, zonja Hykmete Bajramin nuk e di arsyen pse nuk është. Të tjerët, disa nuk janë anëtarë të kryesisë, që janë deputetë që ju i përmendët. Për të tjerët që kanë munguar, që nuk kanë qëndrim ose nuk kanë shprehur qëndrim, pyetni ata të cilët kanë marrë pjesë ose nuk kanë marrë pjesë”. Ka theksuar Armend Zemaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
