Lumir Abdixhiku: Për gjashtë muaj në menaxhimin e pandemisë e kemi qeverisjen më të dobët në rruzullin tokësor

Lumir Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për shkarkim nga posti i kryetarit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se deri më tani nuk është deponuar asnjë nënshkrim për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit. “Në LDK nuk është deponuar asnjë nënshkrim deri më tani. Proceduralisht janë të lirë një e treta e delegatëve të Kuvendit kurdo që dojnë, sa herë që dojnë, t’i deponojnë nënshkrimet për thirrje të Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së. Përmbajtësisht për ne, dhe për Kryesinë e LDK-së, zgjedhjet e rregullta të LDK-së mbahen në afatet e rregullta. Ato janë vitin e ardhshëm. Pra, nuk ka distancë të largët kohore dhe për më tepër, përmbajtësisht LDK-ja ka dalë prej një Kuvendi të 31 janarit. Dhe një parti serioze nuk matet me sa herë, çfarëdo qoftë ajo dëshiron të mbajë kuvende, po se sa i respekton vendimet e veta” ka theksuar Kkyetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

PDK konfirmon pjesëmarrjen në takim, pret plan konkret për formimin e institucioneve

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, diskutoi certifikimin e rezultateve …