Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend lidhur me bisedimet dhe mundësitë për koalicone të mundshme për krijimin e intitucioneve të reja, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka theksuar se qëlllimi i subjektit politik që ai drejton nuk është numri i ministrive por që të adresohen sfidat me të cilat po përballet Kosova. “Para se me fol për pozitat është tepër e rëndësishme prioritetet, programi, adresimi i sfidave, nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK’së që të ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë kryetarin e Kuvendit, apo presidentin apo çfarëdo qoftë” ka theksuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
