Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar programin “Rilindja Urbane 2.0”, duke bërë të ditur se qeveria planifikon të investojë 1.5 miliardë euro në projekte të reja zhvillimi në të gjithë vendin.
Gjatë aktivitetit “Rilindja 2.0 me energji të re”, Rama tha se përmirësimi i kushteve të jetesës rrit edhe pritshmëritë e qytetarëve për standarde më të larta, duke theksuar se reagimet e komuniteteve nuk duhen parë si mungesë mirënjohjeje, por si kërkesë për zhvillim të mëtejshëm.
Ndërkohë, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, prezantoi projektet kryesore të programit, mes tyre krijimin e 70 muzeve bashkiakë, investime prej 120 milionë eurosh për zgjidhjen e problemit të parkimit dhe 150 milionë euro deri në vitin 2030 për menaxhimin e mbetjeve dhe mbrojtjen e mjedisit. Ai theksoi se programi synon gjithashtu zhvillimin e peizazhit urban dhe mbështetjen e sipërmarrjes së të rinjve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
