Inflacioni vjetor në Kosovë ka arritur në 6 për qind gjatë muajit qershor 2026, ndërsa në krahasim me muajin maj është shënuar një rënie e lehtë prej 0.1 për qind, bëri të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas ASK-së, rritja më e madhe e çmimeve në baza vjetore është regjistruar te transporti (13.7 për qind), strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse (11.1 për qind), si dhe te pijet alkoolike dhe duhani (5.1 për qind). Rritje janë shënuar edhe te ushqimet dhe pijet joalkoolike (3.9 për qind), shëndetësia (4.1 për qind) dhe restorantet e shërbimet e akomodimit (4.5 për qind).
Në baza mujore, ulja prej 0.1 për qind është ndikuar kryesisht nga rënia e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, si dhe e shpenzimeve për strehim dhe energji.
ASK njoftoi se publikimi është hartuar sipas metodologjisë së re COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
