Ka pak ditë që Gjykata Speciale në Hagë ka njoftuar se është shtyrë data për marrjen e vendimit dhe shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK—së në Hagë.
E sot, zëdhënësi i Gjykatës Speiale, Michael Doyle ka folur për mbajtjen në paraburgim të katërshes së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Ai ka thënë se gjyqtarët për çdo dy muaj kanë bërë vlerësimet e tyre rreth asaj nëse ka nevojë për mbajtje në paraburgim.
“Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi etj. shqyrton nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe proporcional për të pandehurit gjatë gjykimit të tyre. Deri më tani, ata gjithmonë kanë arritur në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij të kryejnë vepra të mëtejshme penale, veçanërisht kundër personave që dëshmuan në gjykimin e tyre”, ka deklaruar ai.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
