Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Daut Haradinaj: “Kosova është zemra e secilit shqiptar”

Daut Haradinaj ka reaguar ashpër pas deklaratës së ministres serbe të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën.

Haradinaj u shpreh se “Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë”, duke shtuar se ajo “ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”.

Sipas tij, gjuha që kujton retorikën e regjimit të Millosheviqit vetëm sa e forcon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve për ta mbrojtur lirinë dhe shtetin e Kosovës nga, siç u shpreh ai, “mendësia gjenocidale” që vazhdon të trashëgohet.

Në fund të reagimit, Haradinaj theksoi se “Kosova është zemra e secilit shqiptar.”

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: Kosova duhet të reflektojë për rrugën e saj drejt BE-së

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar …