PDK:  Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me deputetët e zgjedhur të këtij subjwekti politik. Në takim u diskutua për situatën aktuale politike dhe domosdoshmërinë e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Gjatë diskutimit është konstatuar se vazhdimi i bllokadës institucionale nga ana e partisë në pushtet, pas një periudhe të gjatë pasigurie politike dhe zgjedhjesh të njëpasnjëshme, vetëm sa e thellon krizën, pengon zhvillimin ekonomik dhe dëmton interesin e qytetarëve dhe të shtetit. “Partia Demokratike e Kosovës i kërkon subjektit politik që ka dalë i pari në zgjedhje të marrë pa vonesë përgjegjësinë kushtetuese dhe politike që i takon për zhbllokimin e procesit të krijimit të institucioneve. Kosova ka nevojë urgjente për stabilitet politik, institucione funksionale dhe vendimmarrje që u përgjigjet pritjeve të qytetarëve, jo për zvarritje të proceseve që dëmtojnë interesin publik dhe të ardhmen e vendit” thuhet mes tjerash në komunkatën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LVV dhe LDK dakordohen për Bekim Sejdiun si kandidat për president

Pas një periudhe të gjatë përplasjesh dhe negociatash politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e …