Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Zotëri Gashi është sot kryeprokuror i shtetit sepse e kanë pa vullnetin e tij për servilitet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas dekretimit të Zejnullah Gashit në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu. Ai ka shkruar se zotni Gashi është sot kryeprokuror i shtetit sepse e kanë pa vullnetin e tij për servilitet. “Sot alarmi ynë mori kuptim. Kur thonim ne që Albin Kurtit po i vyn Presidenti i vet e i dëgjueshëm, sepse po don me zgjedh kryeprokurorin e shtetit, ma saktësisht me dekretu, kqyreni çka ka ndodh sot: Albulena Haxhiut, si ushtruese e detyrës, në kohë rekord, mbramë vonë ia kanë dorëzu mandatin, sot e paska dekretu. A e dini çka ka bë ky? Ka shku te ministrja e asaj kohe, Albulena Haxhiu, me iu justifiku dhe arsyetu që nuk jam duke e hetu dikë që është në lidhje familjare me Albulenën. Albulena, nga frika, u shku dhe e ka denoncu. Por këta e kanë kuptu që një njeri që të vjen në zyrë me t’u justifiku është njeri servil i paprecedent, të cilin mund ta përdorësh për çka të duash. Kjo është arsyeja pse zoti Gashi është sot kryeprokuror i shtetit në kohë rekord, sepse e kanë pa vullnetin e tij për servilitet të pakushtëzuar ndaj pushtetit” ka shkruar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Kontrolloni gjithashtu

PDK:  Kosova ka nevojë për institucione, jo për një pushtet që zvarrit procese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka zhvilluar një takim me deputetët e …