Përmes një postimi publik, Abdullahu ka thënë se nuk është për t’u habitur që një zyrtare e lartë e Qeverisë së Serbisë shpreh qëndrime të tilla, duke i lidhur ato me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas tij, fakti që në Hagë po gjykohen persona të cilët, siç shprehet ai, kanë qenë kundër spastrimit etnik të Kosovës, krijon perceptimin se ata që do të kundërshtonin politika të ngjashme mund të përfundonin përballë drejtësisë, ndërsa autorët e politikave të spastrimit etnik ndihen të inkurajuar.
Abdullahu vlerëson se kjo situatë, sipas tij, e trimëron Serbinë të mos heqë dorë nga pretendimet ndaj Kosovës dhe nga retorika që lidhet me spastrimin etnik.
Në fund, ai thekson se Serbia duhet të përballet me të kaluarën e saj dhe të shprehë pendim për krimet e kryera në Kosovë, duke shtuar se, sipas tij, sa më larg të jetë nga ky proces, aq më larg duhet të jetë edhe integrimi i saj në Bashkimin Evropian.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
