KGJK mirëpret opinionet e Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi

KGJK dhe EULEX konfirmojnë vazhdimin e bashkëpunimit për forcimin e sundimit të ligjit

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rrustem Thaqi, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefit të EULEX-it, Emily Rakhorst, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në sistemin gjyqësor dhe thellimin e bashkëpunimit institucional. Rakhorst e uroi Thaqin për marrjen e detyrës dhe ritheksoi përkushtimin e EULEX-it për të vazhduar mbështetjen ndaj sistemit gjyqësor të Kosovës, në përputhje me mandatin e misionit. Nga ana e tij, Thaqi vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të tij për forcimin e sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit, si dhe avancimin e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin e drejtësisë. Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat aktuale me të cilat përballet sistemi gjyqësor dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria zgjeron diplomacinë digjitale: Shërbimet konsullore drejt një pranie virtuale pa kufij

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë po përgatitet të zgjerojë shërbimet konsullore …