Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, Michael Gahler, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila foli për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Përmes një reagimi në rrjetin social X, Gahler tha se deklarata të tilla nga një ministre e një shteti kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk mund të injorohen. “Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviç tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra”, ka shkruar Gahler. Deklaratat e Paunoviçit kanë nxitur reagime të shumta edhe nga institucionet evropiane. Komisioni Evropian i dënoi ato, ndërsa komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, i cilësoi si “të tmerrshme”, duke theksuar se nuk mund të imagjinojë që një person me deklarata të tilla të vazhdojë të mbajë postin e ministres.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
