Ritchie Torres: Ministrja serbe përqafoi gjenocidin ndaj shqiptarëve, duhet të japë dorëheqje

Kongresisti amerikan Ritchie Torres ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe Snežana Paunović lidhur me shqiptarët në Kosovë, duke i cilësuar ato si një përqafim të hapur të gjenocidit. Torres tha se deklarata e Paunoviçit, sipas së cilës ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit, është moralisht e papranueshme dhe përbën një glorifikim të krimeve ndaj popullit shqiptar. Ai vlerësoi se institucionet e Kosovës kanë vepruar drejt duke e shpallur ministren serbe persona non grata, ndërsa kërkoi dorëheqjen e saj të menjëhershme. “Deklarata e Snezhana Paunoviçit se ajo do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës nëse do të ishte në vendin e Millosheviqit është moralisht e dënueshme dhe një përqafim i hapur i gjenocidit ndaj popullit shqiptar. Kosova kishte të drejtë ta ndalonte hyrjen e saj në vend dhe ajo duhet të japë dorëheqje të menjëhershme nga posti”, deklaroi kongresisti amerikan Ritchie Torres. Reagimi i Torres vjen pas valës së kritikave ndërkombëtare ndaj deklaratave të ministres serbe, të cilat janë cilësuar si nxitëse të urrejtjes dhe në kundërshtim me përpjekjet për paqe dhe normalizim të marrëdhënieve në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

FSK merr pjesë në konferencën “European Partnership Flight” për bashkëpunimin në aviacionin ushtarak

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë marrë pjesë në konferencën “European Partnership Flight”, …