Hysni Gucati: Kushdo që kërcënon ose fyen UÇK-në do të përballet me drejtësinë

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se do të vazhdojë të ndjekë rrugën ligjore ndaj çdo personi që, sipas tij, kërcënon apo fyen Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranët e saj. Deklarata e tij erdhi pas përfundimit të seancës në Gjykatën Themelore në Drenas, ku i akuzuari Eqrem Avdullahu pranoi fajësinë për kanosjen ndaj Gucatit. Gucati tha se pretendimet e të akuzuarit se ai kishte marrë pagë për vite me radhë pa punuar janë të pavërteta dhe se beson se drejtësia do të japë vendimin e merituar. “Ky nuk është rasti i parë. Kam ngritur shumë padi dhe do të ketë edhe të tjera ndaj personave që kanë fyer Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mua si kryetar i Organizatës së Veteranëve. U bëj thirrje të gjithë veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve që, nëse ndihen të fyer apo të kërcënuar, t’u drejtohen institucioneve të drejtësisë dhe jo debateve publike. Është gjykata ajo që duhet të vendosë për këto raste”, deklaroi ai. Ai bëri të ditur se ka iniciuar procedura ligjore edhe ndaj personave që jetojnë jashtë Kosovës. “Kam ngritur padi edhe në Zvicër dhe në Gjermani, përmes avokatëve. Sipas informatave që kam marrë, autoritetet gjermane tashmë janë marrë me rastin. Pres që procedurat të vazhdojnë sipas ligjit”, tha Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …