OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç i ka cilësuar, përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve serbe për të kriminalizuar ish-pjesëtarët e UÇK-së përmes thirrjeve publike dhe akuzave që i konsideron të motivuara politikisht. Në një reagim publik, OVL e UÇK-së shprehet se shënjestrimi i pjesëtarëve të Brigadave 111 dhe 121, si dhe i njësive të tjera të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën një formë të përndjekjes politike dhe vazhdimësi të politikës së Beogradit ndaj luftës së Kosovës. Sipas organizatës, bëhet fjalë për një përpjekje për të barazuar agresorin me viktimën dhe për të njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së. “Është politika e vjetër serbe e veshur me petk juridik: të barazojë agresorin me viktimën, të njollosë luftën çlirimtare dhe të frikësojë ata që mbajtën peshën e lirisë së Kosovës”, thuhet në reagim. OVL e UÇK-së thekson se Serbia nuk ka autoritet moral për të akuzuar të tjerët për krime lufte, duke e akuzuar atë për shmangie të përgjegjësisë për krimet e kryera nga forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe gjatë luftës në Kosovë. Organizata u ka bërë thirrje të gjithë ish-luftëtarëve të UÇK-së që të shmangin udhëtimin përmes territorit të Serbisë, duke vlerësuar se thirrjet dhe urdhër-arrestet ndaj tyre dëshmojnë se Beogradi vazhdon të ndjekë të njëjtën qasje politike ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …