Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, mbajti sot një takim koordinues me komandantin e Policisë në Deçan, drejtorin e Shërbimeve Publike, drejtorin për Inspektime, drejtorin e Administratës dhe drejtoreshën për Shëndetësi, me qëllim të koordinimit të angazhimeve institucionale gjatë kësaj periudhe, kur Deçani mirëpret një numër të madh të bashkatdhetarëve dhe vizitorëve.
Gjatë takimit u theksua se të gjitha shërbimet komunale dhe institucionale janë në funksion të plotë dhe të gatshme për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, duke ofruar shërbime cilësore, efikase dhe në kohë.
Kryetari Ramosaj falënderoi të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre në garantimin e rendit, sigurisë dhe mbarëvajtjes së shërbimeve.
Deçani vazhdon të mbetet një nga komunat më të qeta dhe më të sigurta në Kosovë, një vend mikpritës ku secili qytetar, bashkatdhetar dhe vizitor mund të ndihet i mirëpritur dhe i sigurt.