U mbajt Dëgjimi Buxhetor me banorët e Opterushës, Zoqishtit dhe Retijës

Cikli i dëgjimeve buxhetore të Drejtorisë së Buxhetit dhe Financave të komunës së Rahovecit ka  vazhduar në Opterushë, te Shkolla Fillore “Lidhja e Prizrenit me me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE RETIJË E ULËT.

Drejtori i financave, z.Afrim Limani, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2027.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme.

Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …