Screenshot

Dardan Krasniqi: Mungesa e integritetit politik po dëmton institucionet në Kosovë

Mungesa e integritetit politik po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e institucioneve shtetërore në Kosovë. Kështu ka deklaruar anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Krasniqi.  Ai vuri theksin te nevoja për më shumë transparencë nga subjektet politike, duke kritikuar praktikat e bisedimeve jotransparente. “Pa integritet politik nuk ka as integritet institucional. Kjo dëshmon se partitë politike në Kosovë vuajnë nga mungesa e integritetit dhe dinjitetit të atyre që i përfaqësojnë,” u shpreh ai. Sa i përket menaxhimit të pushtetit nga Lëvizja Vetëvendosje, Krasniqi shprehu kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë për thellim të polarizimit politik në vend. ndër të tjera, ai përmendi mospërfshirjen e veteranëve të UÇK-së në ligjin për pagën minimale si një nga vendimet më negative të kësaj qeverisjeje, duke e cilësuar bilancin e kryeministrit si të papranueshëm në rrafshin kombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …