Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Shënohet Beteja e 22 shtatorit në Drenicën Qendrore, të cilën e udhëhoqi komandanti, Fehmi Lladrovci

Me rastin e 18-vjetorit të Betejës së 22 shtatorit, në Drenicën Qendrore, sot  në orën 11:00, në fshatin Shkabë të Drenasit,  do të mbahen homazhe në nderim të rënies heroike të komandantit,  Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, heroinës së kombit, Xhevë Krasniqi-Lladrovci si dhe dëshmorëve të kombit të Brigadës 114 të UÇK-së. 18 vjet më parë, në kohën e ofensivës që kishte ndërmarrë ushtria dhe Policia e Serbisë kundër UÇK-së, komandanti i Zonës Operative të  Drenicës, Fehmi Lladrovci kishte komanduar në relacionin: Gllogoc-Gllanasellë me tri pikat e njësitit “Shkaba” në poziciononin  te pika strategjike, në vendin e quajtur, “Gradina”. Pas një beteje heroike, ku në luftime ishin përfshirë shtatë pikat “Shkaba” dhe luftëtarë nga shumë vise të Drenicës e të Kosovës, përveç komandantit, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes  së tij luftëtare, Xhevë Krasniqi Lladrovi, gjatë betejës kishin rënë heroikisht edhe  dëshmorët: Fatime Hetemi, Shefqet Zeka,  Hamit Lladrovci, Skender Karaxha, Kadri Mehmeti, Driton Ibrahimi e Behxhet Karaxha. Më 22 shtator në luftë kundër forcave serbe kanë rënë edhe Mustafë Shyti, Nexhemdin Haxhiu, Naim Haxhiu e dëshmorë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …