Katër ditë para se Dhomat e Specializuara në Hagë të shpallin verdiktin për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, platforma qytetare “Liria ka Emër” do të organizojë më 12 shtator në Prishtinë “Marshin për Liri. Në konferencën për medie, përfaqësuesit e platformës, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe politike në këtë organizim. Eliza Hoxha theksoi se nga nga 22 gushti do të nisë numërimi mbrapsht deri më 16 shtator, ndërsa në shtatë zonat e UÇK-së do të organizohen edhe “Netët e Lirisë”, të cilat do t’i kushtohen kujtesës dhe sakrificave për liri. Ndërkaq, Ismail Tasholli ka ftuar partitë politike dhe liderët e tyre që t’i bashkohen marshit, duke kërkuar që aktiviteti të jetë pa flamuj partiakë dhe pa fushatë politike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
