Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kritikuar qasjen e qeverisë në fushën e energjisë. Ai ka theksuar se stragjia për energji ka qenë në dëm të Kosovës. “Kontrata e qeverisë së Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut rreth shitjes së thëngjillit të Kosovës jo vetëm që është e dëmshme në aspektin financiar, mirëpo edhe tregon në esencë mungesën e vizionit për qëndrueshmëri energjetike në Kosovë. Kosovës, kjo qeveri do t’i shesë rreth 73 milionë euro qymyr tek Maqedonia. Ajo sasi do të prodhonte 800 mijë megavat orë rrymë për Kosovën. A po e shihni ku kemi humbur? Këta po flasin për ndotje. Qe ku është Shkupi për ndotje. I gjithë veprimi, mirëpo edhe strategjia për energji ka qenë në dëm të Kosovës edhe ky dëm nuk është veç afatshkurtër, është afatgjatë për qëndrueshmërinë energjetike dhe ekonomike të Kosovës”, ka deklaruar mes tjerash Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
