Hysni Gucati: Më 16 shtator pritet të mblidhen në Hagë qytetarë nga Kosova dhe diaspora

Duke folur për përgaditjet që po bëhen për përkrahjen e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, kryetari i Organizatës  së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka paralajmëruar se më 16 shtator pritet të mblidhen në Hagë qytetarë nga Kosova dhe diaspora. Ai ka shtuar më tutje se janë janë duke bërë organizme për pritjen sa më madhështore dhe të dinjitetshme të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas lirimit nga Haga. Do të ketë organizime se ne organizimet do t’i bëjmë për me i prit njerëzit tanë që janë padrejtësisht atje, Presidentin, Bacën Jakup edhe Kadrinë edhe Gjeneralin Rexhep Selimin, të katërt me i prit ashtu qysh na ka hije si komb shqiptar. Edhe besoj se organizime do të ketë gjithmonë, organizim, manifestim për pritjen e tyre edhe për ne është çlirimi i dytë, se ne veç çlirimin e parë e kemi bërë në vitin ’99 nga hordhitë paramilitare serbe edhe tash ky është çlirimi i dytë nga një padrejtësi e madhe që na ka ndodhur neve si shqiptarë mund të thëm edhe si Ushtri Çlirimtare e Kosovës, kështu që ne do t’i presim ashtu qysh na ka hije, fitimtarë”, ka deklruar për Ekonomia Online, kryetari i Organizatës  së Vetëranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja: Ngërçi institucional po rrezikon fondet evropiane

Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për krizën institucionale në Kosovë, duke paralajmëruar se vonesat …