Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit, Shefin e ri të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i dëshiroi shumë sukses në misionin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional, sfidat në fushën e sigurisë dhe angazhimin e përbashkët për një Prishtinë më të sigurt për të gjithë qytetarët.
Kryetari Rama ka theksuar se kryeqyteti do të vazhdojë të jetë partner i hapur dhe konstruktiv në forcimin e sigurisë dhe sundimit të ligjit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
