Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Ideologjia e Kurtit është autoritare dhe me tendencë totalitare

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar qasjen politike dhe ideologjike të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si autoritare dhe me “tendencë totalitare”. Molliqaj ka thënë se Kurti është i paparashikueshëm në aspektin taktik dhe strategjik, ndërsa, sipas tij, mund të kuptohet përmes ideologjisë që përfaqëson. “Thelbi i pushtetit të Albin Kurtit është i rrezikshëm”, ka deklaruar Molliqaj, duke shtuar se veprimet e kryeministrit, sipas tij, nuk duhet të analizohen vetëm përmes gjesteve apo historisë së tij politike. Molliqaj ka pretenduar se ideologjia e Kurtit “nuk njeh demokracinë” dhe se ajo bazohet në bindjen se subjektit politik të tij i është dhënë një rol i veçantë historik. “Ideologjia e tij është autoritare edhe me tendencë totalitare që nuk njeh demokracinë dhe që është subjekti i fundit i historisë, në kuptimin që historia i ka dhënë një detyrë këtij me krye. Në kuadër të kësaj lejohet gjithçka”, ka thënë ai. Deklaratat e Molliqajt përbëjnë vlerësimin e tij politik për kryeministrin Kurti dhe mënyrën se si ai e interpreton ideologjinë dhe ushtrimin e pushtetit nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Zgjedhja e Shiroka-Pulës është kushtetuese, nuk shoh çështje për Gjykatën Kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës në postin …