Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP

Komuna e Deçanit është njëra nga 12 komunat partnere të projektit KOMOAL-PREP, të cilat u takuan për herë të parë së bashku në ambientet e Hotel Mundial në Tiranë, gjatë dy ditëve të kaluara.

Gjatë kësaj punëtorie dyditore, pjesëmarrësit po shqyrtojnë dhe verifikojnë vlerësimet e rrezikut nga zjarret dhe zonat me rrezik të lartë, po zhvillojnë simulime për paralajmërimin dhe veprimin e hershëm, si dhe po diskutojnë protokollet e komunikimit në situata emergjente.

Për Komunën e Deçanit, ky bashkëpunim përbën një mundësi të rëndësishme për të ndarë përvojat vendore, për të përfituar nga praktikat e komunave partnere dhe për të forcuar gatishmërinë dhe koordinimin në përballimin e rreziqeve nga zjarret përtej kufijve.

Komuna e deçanit me këtë rast ka falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen dhe financimin e projektit KOMOAL-PREP përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

Punëtorët teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të rikthehen në grevë nga …