Majori Dano Beqiri, përfaqësues i KFOR-it VIII, zhvilloi një takim përshëndetës me nënkryetarin e Komunës, z. Sami Cacaj.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i ndërsjellë, si dhe kontributi i KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Komunën e Deçanit.
Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje, Majori Dano Beqiri i dhuroi nënkryetarit Cacaj një dhuratë simbolike.
Po ashtu, Komuna e Deçanit i ndau Majorit Dano Beqiri mirënjohjen “Mirënjohje e Qytetit”, në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për kontributin e dhënë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Deçan.
Nënkryetari Cacaj e falënderoi Majorin Beqiri për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar rëndësinë e partneritetit ndërmjet institucioneve lokale dhe KFOR-it.