U mbajt mbledhja e katërt e rregullt për këtë vit e Komitetit për Komunitete i Kuvendit të Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Fitim Shala.
Temë kryesore e kësaj mbledhjeje ishte njoftimi nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Amrush Helshani, lidhur me angazhimet e drejtorisë dhe shërbimet që ofrohen për qytetarët.
Me këtë rast, drejtori Helshani i njoftoi anëtarët e komitetit për shërbimet shëndetësore dhe sociale që ofrohen, duke u ndalur veçanërisht te aktivitetet që zhvillohen gjatë muajit tetor, i njohur si “Muaji Rozë”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ofrohen shërbime të ndryshme radiologjike, me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit.
Sipas drejtorit Helshani, këto shërbime janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, pa dallim, përfshirë pjesëtarët e komuniteteve dhe kategoritë e tjera të shoqërisë.