Kryetari Smajl Latifi vizitoi njësinë e Mamografisë në QKMF “DR. FAHREDIN HOTI”

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Rozë, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorë ka vizituar të mërkurën Njësinë e Mamografisë, në QKMF “DR. FAHREDIN HOTI”në Rahovec,  ku u njoh nga afër me shërbimet që ofrohen falas dhe pa pritje për qytetaret e Rahovecit dhe komunave përreth.

Kryetari Latifi nga përgjegjësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare u informua se qytetaret përfitojnë nga këto shërbime krejtësisht falas dhe pa pasur nevojë të presin, ndërsa një fakt që vlen të theksohet është se në këtë njësi, shërbime marrin edhe qytetare nga komunat përreth, si Gjakova, Malisheva dhe Prizreni.

Tetori Rozë na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit, të kontrolleve të rregullta dhe të kujdesit për shëndetin e gruas.

Kryetari Latifi me këtë rast ka përgëzuar personelin shëndetësor për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në punë.

Kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm shpëtojnë jetë!

Kontrolloni gjithashtu

Punëtorët teknikë të shkollave fillore në Prishtinë rikthehen në grevë

Punëtorët teknikë të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës do të rikthehen në grevë nga …